Kjo asht femna ma e bukur në botë, simbas shkencës (foto)

Kjo manikene dhe aktore angleze shumë herë asht shpallë femna ma e bukur në botë, mirëpo për herë të parë tash këtë titull e ka fitue falë ekspertëve të anatomisë.

A pajtoheni me ta?

Kelly Brook asht shpallë femna ma e bukur në botë nga shkencëtarët.

Në të vërtetë, ekspertët e anatomisë së Universitetit të Texasit jau kanë shpërnda pyetësorët studentëve të tyne, edhe mashkujve edhe femnave, të cilët kanë qenë të detyruem që të deklarohen për masat perfekt të trupit femnor.

Pos kësaj, detyrë e tyne ka qenë edhe që të bajnë dizajnin preciz të ftyrës dhe flokëve çfarë ata i konsiderojnë ma të bukura.

Kelly Brook me masat e veta 86-61-86, me ftyrë perfekt dhe me flokë të gjata natyrale asht përfshi në çdo kategori përsosmënie dhe kështu ka lanë mbas vete shumë bukuroshe.