Kjo asht foto ma e klikueme në ‘National Geographic’, qe pse…

Fotografia e nji vajze indigjene me majmunin e saj të vogël në krye, ka thye rekordin tue marrë ma shumë se 214 mijë Like në Facebook.

Vajza e fotografueme nga Charlie Hamilton James për “National Geographic” asht pjesë e fisit Matsigenka, të cilët jetojnë në nji xhungël vetëm me natyrën, kafshët dhe zogjtë.

Vajza asht fotografue e zhytun në ujë, nji fakt ky që kallxon se noti për ta asht mësim i hershëm. Këto fise kanë jetue në thellësi të xhunglës rreth 100 vite ma parë, për me u mshefë nga tregtarët e skllavëve.

Për fëmitë e këtij fisi nuk ka as shkollë e asgja tjetër, përveç natyrës dhe llojeve të shumta të zogjve.

NG-1