Kjo asht fotografia e djaloshit sirian që tronditi botën (+18)

Nji djalë i vogël, i moshës pesë vjeçare, shihet i ulun në karrige mbrenda nji ambulance, mbas sulmeve ajrore në qytetin e tij në Aleppo. Ai nuk e dinte se ku i ka prinderit.

I mbuluem nga hini e pluhuni i gërmadhave që dikur ishin shtëpia e tij, njana anë e fytyrës së Omran Daqneeshit, asht e tana e mbulueme me gjak.

Në nji video të publikueme në gazetën britanike Daily Mail, ai prekë fytyrën e tij që po gjakos, dhe më pas gjakun e fshinë për pëlhurën e karriges.

Djaloshi nuk po qante, përkundrazi ai ishte tepër i qetë në ambulancë, i lanë vetëm mbasi ekipi i shpëtimtarëve kishte dalë me i marrë fëmijët e tjerë të lenduem nga sulmet.

 

djalosji

 

2-djaloshi