Kjo asht gjendja e Angelina Jolie mbas ndamjes me burrin

Shneta e Angelina Jolie ka marrë nji goditje të madhe mbasi ajo njoftoi për divorcin e saj nga Brad Pitt rreth dy javë ma parë.

‘Jo vetëm që ajo vuen nga sulmet e panikut dhe ankthit paralizuese, por burimet thonë se pesha 41-vjeçares i ka ra në mënyrë të konsiderueshme.

“Ajo asht shumë e brishtë. Miqtë i bajnë thirrje asaj për me hangër dhe për me marrë ndihmë,” thotë nji burim për Life & Style.

‘Qysh mbas ndamjes me Bread ajo asht ba histerike, bërtet dhe pi duhan vazhdimisht, gjendja e saj ka fillue të rëndohet, nuk del hiq nga shpia, dhe sa herë ndigjon lajme ku folet për divorcin e tyne, Jolie bahet shumë keq”, shton ma tej ky burim.