Kjo asht historia e çmimit Oscar që kërkon sonte Kosova

Para 86 vitesh, me 16 Maj të vitit 1929, në nji darkë private në Hollywood Roosevelt Hotel me nji audiencë prej 270 personash, në kohëzgjatje prej 15 minutash, u mbajt për herë të parë ceremonia e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme, Academy Awards of Merits e njohun si Oscars.

Në rrjedhjen e vjetve Spektakli i Oskar u mbajt në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

I krijuem nga organizata e filmografisë amerikane Akademia e Arteve filmike dhe Shkencave për përsosmëninë profesionale në industinë e filmit, Oscars asht çmimi ma i vjetër, i njohun, prestigjioz dhe me ndikim i kinemasë botnore.

Ritualin e ndamjes së çmimeve në vitin 1929, për nji orë, e ka dhanë transmetimi në radio. Ndërsa transmetimet direkte televizive të kësaj ngjarje të madhe kanë fillue në vitin 1953 në ma shumë se 200 vende të botës, në ditët e sotme.

Me përjashtim të viteve të para, për dekada të tana, prodhimet kinematografike ma të mira të globit të prodhueme mbrenda 12 muejsh kalendarik, janë nderue me çmimet Oscar, si vula të cilësisë. Kategoritë Filmi ma i mirë, Regjia ma e mirë, Aktori ma i mirë, Aktorja ma e mirë, si dhe Skenari ma i mirë, janë kategoritë ma të randësishme për të cilat jepen statuja Oscar.

Edhe pse nuk dihet se nga e ka marrë emnin, statuja Oscar asht andrra e regjisorëve, aktorëve e shkrimtarëve nga e tanë bota. Figura në formën e njeriut përbahet nga ari dhe bronzi, peshon 3.9 kilogram dhe dhe asht e gjatë 34.3 centimetra, e krijueme nga skulptori amerikan Xhorxh Stenlli.

Për nji kohë të gjatë filmi Ben Hur i prodhuem në vitin 1960, e mbajti epitetin si filmi ma i suksessshëm në historinë e Oskarit. Ky film fitoi 11 kategori, rekord ky i cili u arrit në vitin 1998 nga filmi Titanik, i cili njajtë si Ben Hur mori 11 statuja.

6 vite ma vonë, Ben Hur dhe Titanik nuk ishin filmat e vetëm në historinë e Oscar të cilët kishin fitue në 11 kategori të ndryshme. Kësaj liste iu shtue edhe The Lord of the Rings, tue u ba filmi i vetëm, i cili i ka fitue tana kategoritë, për të cilat asht nominue.

Ma shumë se 57.25 milion shikues e kanë ndjekë transmetimin direkt të Academy Awards, të vitit 1998…viti të Titanikut, i cili gjeneroi rreth 600 milion dollarë amerikan.

Ditëve të sotme ceremonia e Oscars ndiqet nga qinda milona shikues në tanë botën. çdo vit.

Në vitin 2016 filmi Shok, nji bashkprodhim mes Kosovës dhe Anglisë, shënoi historinë e kinematografisë mbarëshqiptare.

Ngjarja asht e vendosun gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin serb. Këtu sporovohen kufinjtë e miqësisë mes dy fmive të cilët luftojnë për me mbijetue gjatë luftës në Kosvë. (traileri)

Mbas mbylljes së votimit në Academinë e Oscars, në mediat amerikane u tha se filmi Shok, ka gjasa të mëdha për fitore.

Në orët e para të mëngjesit të 28 Frorit simbas kohës europiane, në Beverly Hills të Californisë mbahet ceremonia e 88 e ndarjes së cmimeve Oscars, kur për herë të parë qeytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë tue pritë nën ethe që të shohin emnin e filmit Shok në listën e fituesve.