Kjo asht kanga e re e Ariana Grande

Ylli i muzikës pop Ariana Grande ka publikue pjesën e dytë të kangës “Knew Better”.

Kjo ishte nji befasi për fansat e saj, mbasi kangëtarja nuk kishte paralajmërue për këtë projekt.

Kanga fillimisht ishte publikue si “Knew Better / Forever Boy” në albumin e tretë të kangëtares 23-vjeçare “Dangerous Woman”, nga ku kanë dalë edhe hitet si “Into You” dhe “Side to Side”.