Kjo asht kanga e Shkurte Fejzës për 28 Nandorin. Ngone! (video)

Kangëtarja e njoftun e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka publikue kangën e saj ma të re që mban titullin “Ah Kosova Jonë”.

Për tekstin dhe muzikën asht kujdes Fatmir Muja, ndërsa orkestrimi asht realizue nga Virusi.

Kjo kangë vjen pikërisht për festën e Flamurit kombëtar.

 
“Te dashur miq ashtu si ju kam premtuar per 28 nentor .Kjo eshte kenga ma re AH KOSOVA JONE.. Balade qe te le pa fryme. E punuar ne menyren ma profesionale me tekst dhe muzike te Fatmir Mujes dhe realizuar ne studion ma te mire ne Ballkan te Wirusi.
Mergimtar degjojeni sepse do ta gjeni veten aty me tere emocionet tuaja sepse ju e doni VENDIN TONE Kosoven pa asnje interes. Respekt”, ka shkrue Fejza n’Facebook.