Kjo asht miqësia e çuditshme e kafshëve!

Ndonjiherë miqësia e kalon edhe armiqësinë ma të egër.

Ashtu ka ndodh me ariun e zi, luanin si dhe tigrin që jetojnë të tre në harmoni të plotë.
Ariu Baloo, Luani Leo si dhe tigri Shere Khan kanë 15 vjet që jetojnë paqësisht në strehimoren e kafshëve, Noah’s Ark në Gjerogji.

Treshja që përndryshe njihet si BLT, u shpëtuen në vitin 2001 nga bodrumi i nji shtëpie në Atlanta gjatë nji kontrolli për drogë nga policia.

Ata ishin mbajt në kushte shumë të këqija dhe Baloo mbasi u shpetu nga aty ju nenshtru nji operacioni.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që treshja kanë qendru të ndamë nga njani– tjetri mbasi që çdo ditë nga ajo ditë ata janë shumë të lumtun së bashku.