Kjo asht modelja e vitit, qe qysh e ka emnin!

Ajo asht nji imazh i dashtun i modës, e cila ka pozue për fushata të shumta këtë vit dhe Bella Hadid ka vërtetue statusin e saj teksa ka rrëmbye çmimin “Modelja e Vitit” në ceremoninë e “GQ”.

Modelja 19-vjeçare, e cila dukej e mrekullueshme me nji fustan të gjatë, asht shpreh se ishte gati të pësonte nji atak në zemër në momentin që asht ngjit në skenë për me marrë trofeun e fituem.

“Kjo asht e mrekullueshme. Kam punue vërtet shumë dhe asht shumë e randësishme të vlerësohesh për punën tënde”,- ka thanë Hadid në momentin e marrjes së çmimit, e cila gjithashtu bani nji dedikim prekës për nanën e saj Yolanda Foster, e diagnostikueme me sëmundjen e “Lyme” që prej 2012.

 

2-bella