Kjo asht modelja ma e pasun në botë

Edhe pse ka kalue thuejse nji vit që nga koha kur bota e modës asht ba pjesë e gjeneratës së Instagram, por Gisele Bundchen ka vërtetue edhe nji herë se asht padiskutim mbretnesha e pasarelave.

Gisele vazhdon të kryesojë listën e modeleve ma të pasuna në botë me nji shumë prej 30.5 milionë dollarë pamvarësisht se të ardhunat e saj kanë ra në 30% nga viti i kaluem. Simbas revistës prestigjioze “Forbes”, fitimet e 36-vjeçares janë 3 herë ma të mëdha se ato të Kendall Jenner.

Në vendin e dytë renditet modelja braziliane, Adriana Lima, e cila ka qenë pjesë e “Victoria’s Secret” që prej vitit 2000. Të ardhunat e saj kapin shifrën e 10.5 milionë dollarë. Ndërsa, në vendin e tretë janë modelet Kendall Jenner dhe Karlie Kloss me 10 milionë dollarë.

1472645045_gisel3-1