Kjo asht nji përziemje e çuditshme: Zot, alkool dhe kanabis!

Lart në malet ‘Chartreuse’ të Francës gjendet manastiri ‘Grand Chartreuse’, shtëpi e disa murgjeve katolikë.

Pasuesit e urdhnit Kartuzian shmangin kontaktin me botën e jashtme për me u përqendrue ma shumë në lutje dhe meditim.

Por kjo asht edhe vendlindja e nji produkti shumë të njohun në botë, ‘Chartreuse’, nji pije e fortë alkoolike e bame nga nji recetë që thuhet se ju asht dhanë kartuzianëve që në vitin 1605.

Murgjit e “Grane Chartreuse” nuk janë të vetmit në këto përpjekje.

Urdhnat fetarë kanë prodhue prej kohësh alkool për qëllime ekonomike dhe mjekësore.

Mendoni pak birrën e murgjëve “Trappist” apo verën që vjen nga “Buckfast Abbey”.

Dhe disa produkte të tilla janë shumë popullore.

Në nji kohë kur prejardhja e ushqimit dhe pijeve vlen shumë, nji pije më rrajë të tilla kaq të dallueshme mbart nji prestigj të naltë.

Marka “Chartreuse” shiti 1.5 milionë shishe në mbanë botën në vitin 2015 për 50 euro nji shishe.

Të ardhunat shkojnë për të mbështet këtë urdhën fetar dhe projektet e tyne të bamirësisë.

“Chartreuse” prodhohet nga 130 bimë, lule dhe erëza të ndryshme.

Receta ruhet me rreptësi.

Shumica e murgjve nuk e dinë se cilët janë perbamësit e saktë të pijes.

Vetëm tre murgj përgatisin përzierjen bimore, që dorëzohet në fabrikë në nji paketim të tillë, sa perbamësit nuk identifikohen dot nga punëtorët jashtë manastirit.

Drejtuesja e urdhnit, Mathilde Perrin thotë se personat e jashtëm nuk dinë gja për produktin.

Fabrika asht rreth 15 milje larg manastirit.

Distileria e parë ishte mbrenda manastirit dhe u ndërtue në vitin 1840.

Por me zgjerimin e prodhimit, zhurmat dhe rrëmuja shqetësonte murgjit.

Tashma janë disa distileri dhe ato do zgjanohen persëri në zona të izolueme.

Kjo për shkak të rrezikut të shpërthimeve.

Megjithatë murgjit e kontrollojnë procesin që nga manastiri me anë të kompjuterave, për me rregullue temperaturat e madje edhe për me fikë të gjithë procesin nëse asht e nevojshme.

Të njajtën gja e gjen edhe në jugperëndim të Munihut në Gjermani, ku murgjit Benediktinë prodhojnë birrën e tyne që prej vitit 1455.

Manastirin e vizitojnë rreth 1 milion njerëz çdo vit.

Me 100 mijë hektolitra të shituna çdo vit, nji kriko kushton 4 euro në restorantin e manastirit.

Edhe këtu, përfitimet shkojnë për urdhnin dhe për bamirësi.

Disa urdhna fetarë madje kanë lëviz përtej alkoolit, tek produkte ma moderne.

Në nji fermë në Californi, murgeshat e urdhnit “Motrat e Luginës”, tregojnë përkushtimin e tyne për me shërue përmes produkteve mjekësore që vijnë nga kanabisi.

Motër Kate Meeusen e themeloi urdhnin në vitin 2015.

Besimi i këtij urdhni formon thelbin e praktikës së biznisit.

Prodhimi ndjek ciklin hanor.

Ato luten dhe meditojnë teksa përgatisin recetat në kuzhinë.

Rezultatet nuk janë intoksikuese, megjithatë mbasi vijnë nga kanabidoili.

Për shkak se ky përbamës nuk ka veti psikoaktive, produktet cilësohen si kërp, i ligjshëm për shitje dhe eksport ndërkombëtar.

Çmimet nisin nga 85 deri në 95 dollarë për nji artikull.

Klientët munden me ble online vaj kanabisi, ballsam ose tretësinë.

Vitin e shkuem urdhni fitoi 60 mijë dollarë.

Përfitimet shkuen për rroga dhe mirëmbajtjen e fermës.

Banorët vendas, të shqetësuem nga burimi i produktit, kanë kërkue që murgeshat të largohen, por ato rezistojnë.

Javier Sanchez, që i perdor produktet e tyne, thotë: “Ka shumë gjana në botë që mundet me ofendue, por nuk mendoi se ky asht rasti”. Mapo (Marrë me shkurtime nga BBC)

 

7-kanabis

 

6-kanabis

 

4-kanabis

 

2-kanabis

 

1-kkanabis