Kjo asht puna 100 mijë $. Qe pse!

Kur nji 32-vjeçar u merr erë plehnave, i merr erë dhe parave.

Shumë para madje. Kështu shkruen CNN për Noel Molina dhe kolegu i tij, Tony Sankar.

Prej gati 10 vitesh këta dy persona mbledhin plehnat e New Yorkut.

CNN shkruen se ata kanë pa dhe i kanë marrë erë çdo lloj papastërtie.

Peshk i prishun, mij të mëdhaj, derra të ngordhun. Madje dhe ma tmerr, Sankar thotë se ka pa dhe kambë njeriu në kosh plehrash.

Gjithashtu, ata kanë punuar në shi e në diell, në të ngrohtë e në të ftohtë.

Por e adhurojnë punën e tyne.

Arsyeja kryesore asht se ata paguhen shumë mirë për punën e tyne të veshtirë.

“Plehnat e tu janë paratë e mia”, thotë 32-vjeçari Molina.

Ky i fundit ka marrë plot 112 mijë dollarë vitin e kaluem si shofer i kamionit të plehnave dhe Sankar 100 mijë dollarë si ndihmës i tij.

Paga e tyne asht rrit në tetë vitet e fundit, simbas shefave të tyne,vllazenve David dhe Jerry Antonaçi, kompania e menaxhimit të plehnave.

Molina dhe Sankar kanë braktis herët shkollën dhe prej vitesh kanë punu si mbledhës plehnash, tue e nis me 80 mijë dollarë rrogë.
Me krenari ata thonë se marrin ma shumë para se ata që kanë nji diplomë.