Kjo asht shokuese: Nji çikë nën 15 vjet martohet në çdo 7 sekonda!

Nji vajzë nën moshën 15-vjeçare martohet çdo shtatë sekonda, thuhet në nji raport të organizatës ndërkombëtare për femi  ‘Save the Children’.

Studimi nxjerr në pah se vajza 10 vjeçare detyrohen mne u martue me burra shumë ma të vjetër në vendet si Afganistani, Jemeni, India dhe Somalia.

Save the Children thotë se martesa e hershme mundet me shkaktue ngecje në çdo etapë të jetës së vajzës.

Konflikti, varfnia dhe kriza humanitare shihen si faktorët kryesorë që çojnë në martesa të femive.

“Martesa e femive nis me nji cikël disavantazhesh që e privon atë nga të drejtat themelore për me mësue, për t’u zhvillue dhe për me qenë femijë”, tha shefja egzekutive e Save the Children, Helle Thorning-Schmidt.

Agjencia për Femijë e Kombeve të Bashkueme– UNICEF – llogarit se numri i grave të martueme në femini ka me u rritë nga 700 milionë sa asht sot në rreth 950 milionë në vitin 2030.

Raporti i Save the Children perkon me Ditën Ndërkombëtare të Vajzës që shenohet sot.