Kjo asht vetëm video e dytë që ka kalue 2 miliardë klikime

Dedikimi për Paul Walker nga miqtë e tij ka tërheqë vëmendjen e madhe dhe kanga ka prekë zemrat e shumë njerëzve në tanë botën.

Kanga nga Wiz Khalifa, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e filmit të shtatë të ‘Fast and Furious’ ka arritë që të kalojë numrin e 2 miliardë shikimeve në rrjetin muzikor Youtube.

Kjo asht vetëm video e dytë që arrin të kalojë këtë shifër, mbas ‘Gangnam Style’ që ka 2.6 miliardë shikime.