Kjo asht video ma e mrekullueshme që kini me pa sot: Momenti kur bebja vnon syze dhe sheh për herë të parë nanën (video)

Ky asht momenti përlotës kur nji bebe buzëqesh e ngazëllyeme mbasi e sheh nanën e tij qartë për herë të parë në jetë.

Bebja që quhet Leopold, që jeton bashkë me prindët pranë Seattle, Washington, vuen nga nji çrregullim i rrallë i quejtun oculocutaneous albinism.

Gjendja ndikon te ngjyra e flokëve të individit, te likura dhe sytë, çka don me thanë se vogëlushi nuk sheh mirë.