Kjo bukuroshe po e përfaqëson Kosovën në “Face of Beauty International”

Qëndresa Azemi, e cila jeton në Zvicër asht tue e përfaqësue Kosovën në spektaklin e bukurisë “Face Of Beauty International 2016”.

Bukuroshja kosovare aktualisht asht në Ulanbator, në kryeqytetin e Mongolisë, ndërsa finalja pritet të mbahet të Shtunën, raporton “albinfo.ch”.

“Jam krenare që e përfaqësoj Kosovën ne “Face Of Beauty International 2016” Kam kënaqësinë të ndaj më ju lajmin që isha pjesë e Top 15 talenteve në gjimnastikë”, ka shkrue ajo në “Facebook”.