Kjo çka i ka ndodh grues se Harry Redknapp ka me ju befasue!

Grueja e trajnerit dhe ish-lojtarit britanik, Harry Redknapp mbeti e plagosun randë mbasi e tërhoqi zvarrë i shoqi me ‘Range Rover’.

Deshmitarët thanë se ishte nji aksident i çuditshëm dhe i frigshëm.

69-vjeçari e kishte lanë të shoqen te disa dyqane, por palltoja e saj ngeci në derën e kerrit dhe kamba ishte ende te pragu i kerrit.

Harry vazhdoi me ecte me kerr, pa e kuptue se çfarë po ndodhte.

Sandra, po ashtu 69 vjet, ulërinte nga dhimbjet derisa Harry shkeli frenat.

Nji deshmitar tha: “Palltoja e saj ngeci në kerr. Ai e tërhoqi nëpër rrugë, përpara se me kuptue. Mendoj se asht plagos randë”.

Nji tjetër deshmitar shtoi: “Kishte shumë gjak në asfalt. Ishte nji aksident i çuditshëm. Ajo ulërinte”.

Sandra asht operue dhe thuhet se do jetë mirë.

Në vitin 1990, Harry vuejti nji tjetër aksident serioz pranë Romës, ku i vdiq nji shok i ngushtë.

 

HARRY REDKNAPP ARRIVES AT TOTTENHAM HOTSPUR'S TRAINING GROUND TODAY 30.4.12

 

Blood on the road of Westbourne High St, Bournemouth. Its alleged that Harry Rednkapp ran over his wife Sandra. Pic Simon Jones

 

Blood on the road of Westbourne High St, Bournemouth. Its alleged that Harry Rednkapp ran over his wife Sandra. Pic Simon Jones