Kjo çka po ban çika e Trump me bylyzyk ka me ju befasue! (foto)

Presidenti i zgjedhun i SHBA’ve, Donald Trump ka mohue raportimet se ekipi i tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë ka probleme.

Ai tha se procesi i përzgjedhjes së kabinetit të tij po shkon shumë mirë.

Megjithatë, Trump ka zavendësue guvernatorin e New Jersey, Chris Christie dhe zavendëspresidentin Mike Pence nga ekipi i tij i tranzicionit.

Thuhet se shkak asht ba dhandrri i Trump, Jared Kushner.

Kushner asht bashkëshorti i Ivanka Trump dhe djal i nji milioneri.

Christie ishte prokuror i përgjithshëm në New Jersey kur baba i Kushner u gjykue dhe u denue me burg për evazion fiskal, kontribute të paligjshme në fushatë dhe ndërhymje te deshmitarët.

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudolph Giuliani, që thuhet se ka me marrë postin e Sekretarit të Shtetit, deklaroi se tranzicioni asht nji proces kompleks dhe fërkimet janë normale.

Por edhe e shoqja e Jared Kushner, Ivanka asht nën kritika nga mediat.

Gjatë nji interviste televizive në krah të babes 35-vjeçarja mbante nji bylyzyk të shtrejt në dore.

Bahej fjalë për nji bizhuteri të kompanisë së saj.

Derisa ajo e ekspozonte gjatë intervistës, kompania bante reklamë me foton e saj.

Bylyzyku kushton 10.800 dollarë.

“Po ndodh që tash familja Trump e sheh presidencën si nji mundësi për marketing,” shkroi gazetari Eric Lipton i NYTimes.

Mediat shkruejnë se problemi ma i madh i presidentit të ri kane me qene sipërmarrjet e tij, që kane me i krijue konflikt interesi me detyrën.

 

2-ivankaaa

 

3-ivanka

 

4-ivankaaa