Kjo histori perverse ka me ju shokue, a po e rrezikon garen Clinton!

Huma Abedin e dinte se i shoqi ishte pervers.

Por ajo nuk e dinte se problemet e tij seksuale do ndikonin jo vetëm jetën e saj, por edhe të grues, të cilës i ka dedikue veten.

FBI bani të ditun se ka gjetë e-maile të tjera në lidhje me hetimin që po i bahet serverit sekret të Hillary Clinton.

Ky lajm shokues asht i paprecedent në historinë zgjedhore të SHBA’ve.

Vetë Clinton ka reague tue kerkue që FBI të shpjegohet pa asnji vonesë.

E-mailet e fundit të Clinton janë zbulue gjatë nji tjetër hetimi, atij për Anthony Weiner, bashkëshortin e ndihmëses së ngushtë të Clinton, Huma Abedin.

Pajisjet i perkasin Weiner, nji ish-kongresmen i profilit të naltë, por që shkatërroi karrierën e tij për shkak të fiksimit që t’u dërgonte foto e video seksuale femnave online- të cilat nuk i takonte kurrë.

Bota e tij u shemb përfundimisht më 21 Shtator kur Daily Mail zbuloi se ai kishte muej që i dërgonte mesazhe seksuale nji gjimnazisteje 15-vjeçare.

Ai i shkruente asaj se i ishte ngreh.

“Do ta shkatërroja atë p… e vogël,” i shkruente ai, teksa i dërgonte fotot cullak.

Ai tha se fantazonte sikur po e përdhunonte.

Wiener e dinte se ajo ishte 15 vjet, mbasi ajo ia kishte thanë.

Gjatë kohës që i dergonte mesazhe seksuale, ai ishte ende i martuem me Abedin.

Ai i ankohej adoleshentes për mungesën e jetës seksuale- ai shkruente se kujdesej për djalin e tyne, teksa e shoqja bante fushatë për Hillary Clinton.

Mbas publikimit të mesazheve, policia dhe FBI nisën hetimet.

Ata sekuestruen edhe laptopin e çiftit.

Mendohet se aty mund të jenë gjetë e-mailet e Clinton.

Huma Abedin thotë se ishte nda me të shoqin që në Gusht, kur u zbulue nji tjetër skandal seksual i tij.

Abedin ka qenë prej shumë kohësh ndihmëse e Hillary Clinton, që kur ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka qenë në krah të Hillary që në kohnat e turbullta të aferës së bashkëshortit Bill Clinton me Monica Lewinsky e deri tash që ajo kishte nisë marshimin drejt presidencës amerikane.

Por në metrat e fundit, ka dalë nji pengesë e fortë.

Garë ma interesante se kjo nuk asht pa ndonjiherë në historinë moderne amerikane të zgjedhjeve presidenciale.

 

8-hist

 

7-hist

 

6-hist

 

5-hist

 

4-hist

 

3-hist

 

2-hist

 

1-hist