Kur dy çika prej Prishtine folin per pite ne TV gjerman (video)

Dua Lipa dhe gazetarja Arta Ramadani kanë folë me entuziazëm për gjuhën dhe kuzinen shqiptare.
Dy çika prej Prishtine, të suksesshme, janë ba bashkë në Televizionin Publik Gjerman, njana në rolin e gazetares, e tjetra nji yll i pop-muzikës.

Gazetarja e suksesshme shqiptare në televizionin gjerman ZDF, ka intervistue Dua Lipën, madje tue i urue mirëseardhje në gjuhën shqipe.

Dua, sigurisht, i asht përgjigj në shqip, ndërsa ato edhe ma vonë kanë folë për piten, që asht ushqimi i preferuem i Duas, ndërsa kangëtarja ka tregue se i  flet rrjedhshëm dy gjuhë: anglishten dhe shqipen.

Në këtë bashkëbisedim, vajzat nga Kosova janë tregue shumë të emocionueme, tue përshkrue gjuhën dhe kuzinen shqiptare për shikuesit.