Kjo ju shokon: Burrë e grue: Marrim 100 $ për çdo trafikant që vrasim!

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Nji burrë dhe grueja e tij janë pjesë e atyne që njihen si skuadrat e vdekjes në Filipine.

Bahet fjalë për skuadra që vrasin trafikantët dhe përdoruesit e  drogës.

Skuadra e vdekjes së tyne ka vra thuejse 800 persona.

Janë disa mija të vramë që kur presidenti i vendit, Rodrigo Duterte mori pushtetin me premtimin se ka me vra çdo trafikant droge në vend.

Çifti, të njohun si Ace dhe Sheila, thanë se fitojnë 100 dollarë për çdo të vramë.

Ata thonë se marrin telefonatën nga nji polic i njoftun.

Ai u dërgon emnin dhe foton e shënjestrës.

Mbrenda tre ditësh ata duhet me krye ekzekutimin.

Rregullimi i parë i grupit asht: Mos ba kurrë pyetje.

Viktimat qëllohen gjithmonë për vdekje.

“Nuk i qellojmë vetëm nji herë. Sigurohemi mirë që kanë vdek,” thonë ata.

Çifti thotë se ka nisë këtë ‘profesion’ për shkak të nevojës për para, në nji vend ku të ardhunat mujore nuk i kalojnë 380 dollarë.

“Që kur e nisëm, e dinim se asht e rrezikshme. Por nëse nuk e baj, ekziston rreziku që të mos e ushqej dot familjen time mbasi nuk baj dot punë tjetër,” thotë Ace.

Ai e pranon se tash duhet me vazhdue punën mbasi nuk e len dot.

“Nëse them jo, shefi im mund të hakmerret. Mund të më vrasin. Thjesht ndjek urdhnat”.

Çifti thonë se ndjehen në faj për vrasjet.

“Kur shkon në shtëpi dhe sheh femijët, ndjehesh fajtore,” thotë Sheila.

“Por i them vetes se personi që vrave, asht nji njeri ma i keq. Shumë jetë do rrënoheshin nëse ai nuk do vritej. Kështu që ai duhet me vdekë, nuk asht faji im”.

Fushata e vrasjeve në Filipine ka sjellë reagimin e ashpër të SHBA’s, por presidenti thotë se ka vendos me prishë aleancën me Amerikën.