Kjo skulpturë po ‘tranon’ internetin: Laptopat kanë egzistue qysh në lashtësi!

Legjenda thotë se Orakulli i Delfit (nji falltore greke) lidhte priftat me qenie superiore, të cilët kalonin mandej në informacione të teknologjisë së avancueme.

Dhe, teoricienët konspirativë pretendojnë se kjo vërtetohet me nji “laptop” të kohës sonë që ndodhet në nji skulpturë të lashtë greke, saktësisht 100 vjet para Krishtit.

Por, historianët thonë se skulptura asht thjeshtë nji grue e vdekun që “prekë kapakun e nji kutie të cekët”.

“Nuk po them plotësisht se asht nji laptop i lashtë”, tha nji teoricien konspirativ në nji video në YouTube.

“Por, kur e kqyri skulpturën nuk muj me mendue tjetër gja veç se Orakulli i Delfit, i cili i lejonte priftat të lidhen me zotat dhe të marrin informacione të avancueme, ka mujt me pasë ndikim në këtë”.

30d9e55c00000578-3430610-image-a-61-1454533893377