Kjo stërvitje, të ban me u tutë!

Vetëm nji ditë ma parë u mësue se Rusia po dërgonte trupa me synimin për me ngritë nji tjetër bazë ushtarake pranë kufinit me Ukrainën, sigurisht në kundërpërgjigje të asaj që konsiderohet si stërvitja ma e madhe ushtarake e NATO’s në Poloni, që prej fundit të komunizmit në vitin 1989.

Megjithatë, pamjet e para të forcave të aleancës atlantiko-veriore doken vërtet të frigshme, teksa dhetna trupa amerikanë, britanikë dhe të vendeve të tjera anëtare, të shoqnuem edhe me mjete të randa ushtarake simulojnë hedhjet me parashuta apo edhe stërvitje të llojeve të tjera në periferi të qytetit të Torunit.

Misioni i këtyne forcave ishte sigurimi i nji ure lidhëse në lumin Vistula, si pjesë e stërvitjes “Anakonda 16” e udhëhequn prej polakëve, ku përfshihen rreth 31 mijë trupa, e që ka me zgjatë deri nga mesi i Qershorit.

1465390348350561C200000578-0-imdage-a-29_1465326399575