Kjo thanie në kapelën e diplomimit të vajzës së Obamas ka me ju çuditë!

Gjatë ceremonisë së diplomimit në shkollën e naltë, e bija e Presidentit të SHBA’s Barack Obama, Malia Obama, kishte mbajt nji kapelë të diplomimit, në të cilën ishte shkrue nji hadith i Profetit Muhamed.

Si raportojnë mediat e huaja, bahet fjalë për nji thanie të profetit ku thuhet: “Edukimi asht gjaja ma e mirë që nji baba mund t’i jep fmijës së tij. Profeti Muhamed”.

Mbas ceremonisë thuhet se Barack Obama e kishte dërgue familjen e tij për drekë në nji restorant në Georgetown.

Presidenti amerikan kishte thanë se i druhej asaj dite dhe se do të mbante syze dielli në mënyrë që të mshefte lotët në këtë ceremoni.

 

obama-post