Kjo video e Prishtinës i takon vitit 1981. Kqyreni

Para 35 vitesh, në Prishtinë kishin përfundue, apo ishin në përfundim e sipër, disa nga objektet me të cilat edhe sot identifikohet kryeqyteti i Kosovës.

Materiali filmik i 24 Prillit 1981 e shpërfaq Kosovën si rajon i pazhvilluem dhe i lanë mbas dore.

Vetëm nji e teta e popullatës asht e punësueme.

Ajo që bje në sy asht se në këtë vit, në Prishtinë mund të shihje burra me plisa e gra me veshje kombëtare, diçka që sot nuk ndodh.

Ishte kjo kohë jo e mirë për shqiptarët, sepse vendi ishte nën shtetrrethim, mbas demonstratave të studentëve që nga regjimi u quejtën kundërrevolucionare.

Për ma shumë, shikojini këto pamje të rralla, nga arkivat e AP’s.