Koha mesatare e zgjatjes së seksit: Dallimi midis femnave ka me ju befasue

Ma të kënaquna seksualisht janë danezet, të cilat kanë thanë që në seks kënaqen 44 minuta.

Besoni apo jo, femnat e pjesëve të ndryshme të botës përjetojnë dallime të mëdha kur asht fjala për kënaqësinë seksuale.

Sajti britanik për njohje, Victoria Milan, ka intervistue femnat e 20 shteteve të botës me qëllim që me hulumtue kohën mesatare e cila ka me qenë e nevojshme që partneri m’i kënaqë.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 6.177 femna, ndësa rezultati ka tregue që ma të kënaquna seksualisht janë danezet, të cilat kanë thanë që në seks kënaqen 44 minuta.

Në SHBA femnat në seks kënaqen 41 minuta – ky shtet asht në vendin e dytë në botë, ndërsa pasojnë finlandezet me 39 minuta.

Në pesë vendet e para asht edhe Kanada, ku femnat mesatarisht kanë ba dashni 37 minuta.

Femnat e Afrikës Jugore janë në pjesën e dytë të listës me mesatarisht 15 minuta kënaqje në seks, belget me 21 minuta, ndërsa femnat e Spanjës, Holandës, Italisë, Francës ishin të kënaquna mbas 23 minutave.