Kolumbia asht vendi ma i lumtun n’botë, qe arsyet pse

Kolumbia asht vendi ma i lumtun në botë simbas nji sondazhi të kryem nga WIN/ Gallup International Association. Kolumbia gëzon faktorë specifikë, të cilët e bajnë të tillë që vende të tjera të botës nuk i kanë. Ushqimi i shijshëm, klima, dashnia për futbollin, festivalet janë disa prej tyne.

Klima
Ndërkohë që shumë mendojnë se vendi asht nji parajsë tropikale falë pozicionit gjeografik pranë Ekuadorit, ekosistemet e pasuna shkaktojnë zona të ndryshme klimaterike.

Dashnia për futbollin
Të bashkuem nga dashnia për futbollin, kolumbianët rrallë kanë rastin me folë me njani-tjetrin gjatë nji ndeshje futbolli. Kolumbianët veshin me krenari ngjyrën e verdhë, të kuqe dhe kaltër.

Ushqimi i shijshëm
Ajiaco, Sancocho, Bandeja Paisa, Mojarra…këto ushqime të pashqiptueshme prej neve, por edhe të panjohuna janë ato që e bajnë Kolumbinë nji vend të lumtun. Banorët aty ecin gjatë fundjavës posaçërisht për me i hangër këto ushqime, të cilat janë cilësue si ma të shijshmet. Kolumbianët janë thuejse të pagabueshëm nga ana e gastronomisë.

Femnat e bukura
Nuk asht për me u mbajtë sekret fakti se, nji nga thesaret ma të çmueme të Kolumbisë janë femnat e saj, femna shumë të bukura! Edhe pse bukuria e tyre asht natyrale në sytë e tyne që i shohin, ato me të vërtetë që ta marrin mendjen!

Festivalet
Nuk mjafton me pas “vetëm” biodiversitet dhe unicitet etnik, por e nevojshme asht edhe me i festue ato. Në Kolumbi zhvillohet festivali ma i madh i botës së teatrit (Festival Iberoamericano); nji festival i salsës dhe i nji parade të mrekullueshme lulesh. Në Kolumbi festohen edhe karnavalet e dyta ma të mëdha të botës!