Koreja e Veriut kercënon SHBA’n me sulme bërthamore!

Koreja e Veriut ka kercënu me sulme bërthamore Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkueme t’Amerikës në kohën që këto dy vende kanë nisë dy prej stërvitjeve ushtarake ma të mëdha.

Këto stërvitje janë të përvitshme dhe gjithmonë provokojnë tension, raporton BBC.

Urdhni për nji sulm bërthmor që do të vendosë drejtësinë doli nga kryeqyteti i vendit komunist.

Por nji retorikë e tillë nuk asht e pazakontë.

Ekspertët dyshojnë në aftësinë e Koresë së Veriut për të vendos mbushje berthamore në raketat e saj.