Kosovari Visar Kasa në “The Voice of Austria”

Kangëtari nga Mitrovica, Visar Kasa asht finalist i garës për zanin ma të mirë në Austri, “The Voice of Austria”.

Ai ka marrë votat e nevojshme për me qenë deri tash pjesë e 9 finalistëve të kësaj gare muzikore. Visari studion për muzikë në Vienna të Austrisë.

Para se me u shpërngulë për në Austri, Visari ishte pjesë e të njajtit format televiziv në Shqipni “The Voice of Albania”.