Kqyreni çka po ju len ‘bakshish’ Zoja e Parë e SHBA’ve mbasardhësve në Shtëpinë e Bardhë

Bahçe, mbjella e pemëve dhe jo vetëm, ëasht nji tjetër nga pasionet e zojës së Shtëpisë së Bardhë Michelle Obama, e cila shpreson që bahçja e saj ka me qenë gjithmonë nën kujdes edhe kur ajo të mos jetë.

“Liderët botnorë na pyesin gjithmonë se qysh po rriten petligjanat tonë” shprehet Michelle.

“Çfarë emocioni. Ndoshta edhe ju jeni emocionue sikurse unë, tue pa të mbjellat në bahçen e Shtëpisë së Bardhë. Duhet ta pranoj se kur i shoh prekem, sepse ka ardhë koha të ndahem. Por, këto të mbjella janë krijesat e mia. Ideja për të pasë nji bahçe na lindi para se të vinim këtu.

Ishte thjesht nji ide që u ba realitet si nji pikënisje për me hangër ushqime të shnetshme dhe të kujdesemi për shnetën e fëmive tanë.

Në fillim u kritikova, çfarë po ban Zoja e Parë? Në fillim pata dyshime. Por, çdo gja shkoi mirë.