Kqyreni kështjellën e princ Wied, që u përdor në filmin “The Grand Budapest Hotel”

Me 7 Mars 1914 mbërriti në Durrës princ Wied. Në Fror 1914, dërgata shqiptare e kryesueme nga Esat pashë Toptani, u paraqit në Pallatin e von Wied’eve për me i ofrue princit Wilhelm kunorën e Shqipnisë së porsalindun.
Artan Lame shkruen se në foton e parë, e bame me 21 Fror 1914, pozon dërgata shqiptare dhe familja Wied me në qendër princin dhe princeshën e ardhshme të shqiptarëve, në sallonin e hymjes së kështjellës Wied në Nenwied.
Në foton e dytë, i njajti holl sot, ende asht në pronësi të familjes Wied. Ky sallon dhe disa ambiente të tjera të kështjellës, janë përdore në filmin “The Grand Budapest Hotel”, 2014, fitues i 4 çmimeve Oscar.

12814783_1681952108738288_6488978997011673332_n