Kqyreni përleshjen për nji vend parkimi, nuk asht në Kosovë!

Përleshjet për nji vend parkimi janë të shpeshta dhe ndodhin thuejse në tanë botën. Rasti ma i fundit vjen në Canada, ku ngjarja ka shkue deri në përplasje fizike mes dy çifteve.

E tana çka ka ndodhë në nji parking në Missussauga, Ontario, asht filmue. Personi që ka filmue ngjarjen asht shprehë për CBC News se, fillimisht ka nisë nji debat i ashpën mes personave, ndërsa mandej nisën edhe grushtat.