Kqyreni qysh ban hajgare supermodelja Gigi Hadid me Melania Trump (video)

Zoja e Parë e ardhshme e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Melania Tramp, asht vnue në fokus të mediave amerikane qysh kur bashkëshorti i saj Donald, u shpall fitues në presidencialet e 8 Nandorit.

Të shumta kanë qenë mediat që kanë pasqyrue jetën e ish-modeles sllovene para se të njihej me miliarderin nga New York, por ka edhe nga ata që e kanë sulmue 46-vjeçaren.

E fundit asht supermodelja e “Victoria Secret”, Gigi Hadid, e cila gjatë prezentimit të “American Music Awards”, imitoi Melania’n tue folë nji anglishte me nji theks lindor, sikur zoja Tramp.

Modelja 21 vjeçare ironizoi fjalimin e shumëpërfolun të Melania Tramp, e cila u akuzue se e kishte vjedhë nga Zoja e Parë, Michelle Obama.