Kqyreni qysh televizioni gjerman ban hajgare me Presidentin turk

Kanga tallëse e edhe kritike për Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, e transmetueme nga televizioni publik gjerman “NDR”, ishte arsyeja e thirrjes së ambasadorit gjerman në Ankara, Martin Erdmann, për sqarime.
Kanga asht publikue me 22 Mars, por në media, lajmi asht ba i ditun tash, falë informacioneve të sigurueme nga “Spiegel Online”.
Video muzikore me titull “Erdowie, Erdowo, Erdogan” e tregon Presidentin në krah të filmime që kallxojnë dhunimin e protestuesve nga policia.
Në tekst thuhet “kur nji gazetar shkruen diçka që Erdoganit nuk i përshtatet, ditën tjetër përfundon në burg”.
Programi “Extra3” i televizionit NDR, e ka kritikue udhëheqësin turk edhe në të kaluemën.
Në 2014’n, ai transmetoi nji tjetër kangë për Erdoganin, ku shihen pamjet e forcave të sigurisë tue i rrah demonstruesit në tubimet e partisë AKP të Presidentit, dhe protestat kundër shënjestrimit të gazetarëve opozitarë turq.