Kqyrne çfarë planeti e ka zbulue NASA

Nji “botë e huej” me madhësi të dyfishtë të tokës, e mbulueme me lumejtë lavë – dhe me nji bërthamë DIAMANTI – thuhet se asht zbulue nga NASA.

Si shkruejnë mediat e hueja, planeti misterioz “Cancri 55” e ka nji atmosferë të hidrogjenit cianid – armë kimike e përdorun nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botnore– dhe temperaturën e sipërfaqes prej 2,000 gradë celsius.

Shkencëtarët e hapësinës besojnë se ajo përbahet prej karbonit dhe presioni i saj i mbrendshëm asht aq i fortë sa mendohet se bërthama e saj asht nji diamant i madh.

NASA e ka krije nji animacion të bazuem në vëzhgimet e fundit për me tregue se qysh mundet me u doke i ashtuquejtuni “exoplanet” – nji planet jashtë sistemit tonë diellor.