Kqyrne qysh “e kall atmosferën” Dua në Nottingham

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e ka dhanë nji performancë të shkëlqyeme në festivalin “Dot To Dot” të mbajtun në Nottingham.

Dua i ka këndue hitet e saj “Be The One”, “Hotter Than Hell” e “New Love”.

Ajo e publikoi nji video në Instagram, në të cilën shihet edhe publiku tue kendue bashke me të kangën “Hotter Than Hell”, për çka ajo edhe i ka falenderuar.

“Faleminderit që keni këndue bashke me mue sonte, Nottingham”, shkruejti Dua.