Kryeministri takon ekipin e filmit “Shok”

Kryeministri Isa Mustafa, ka pritë në takim sot protagonistët e filmit “SHOK” t’cilët para pak ditëve u kthyen nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku ishin në gala mbramjen e filmit “OSCAR”.

 

E mbas takimit ata mbajtën nji konferencë për media.

 

Kryeministri Mustafa i ka quejt yje të Kosovës, ekipin e filmit “SHOK”.

 

Mustafa premtoi se kanë me përkrahë në buxhet Qendrën Kinematografike të Kosovës.

 

Ndërsa dy aktorët, Lum Veseli e Andi Bajgora e falemnderuen Kryeministrin për mbështetjen që ua ka dhanë.

 

Krejt në fund, Kryeministri gjeti kohë për nji fotografi me protagonistët e filmit “Shok”.