Kryeqyteti Europian i Kulturës për vitin 2021 bahet Novi Sadi

Mbas prezantimit final të projektit “Novi Sad 2021”, që u mbajt sot në Bruksel asht marrë nji vendim historik që qyteti i parë jashtë BE’s me u zgjedh Novi Sadi si Kryeqyteti Europian i Kulturës.

Vendimi asht marrë mbas vizitës së panelit të ekspertëve nga Novi Sadi.

Në fazën përfundimtare asht mbajt edhe “mbrojtja” e kandidaturës me orë të gjata të paraqitjes me gojë të kerkesës nga nji delegacion i perbamë nga artistë nga Novi Sad, si planifikuesit dhe kuratorët, të udhëhequn nga Kryetari i Komitetit Organizativ për kandidaturën e Novi Sadit për ECOC 2021 dhe Kryetar i Bordit të Fondacionit Exit, Nemanja Milenkovic dhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Miloš Vučević, shkruen www.b92.net