Kujtoi se kishte nxanë peshk, por tranohet kur nxjerri grepin nga uji (video)

Nji burrë dhe çika e tij dolën për me peshkue me varkën e tyne në nji liqen pranë pyjeve të Amazonës.

Në nji moment burri kujtoi se kishte kapë peshk mbasi grepi i tij ishte tue lëvizë, por në momentin kur e tërhoqi atë nalt, ai u tmerrue, mbasi kishte nxnë nji krijesë gjigante.

Menjiherë burri i identifikuem si Laurenc, e hodhi grepin e peshkimit në ujë, ndërsa çika e tij filloi me qa me të madhe mbasi u tut shumë, sepse ajo çfarë kishte peshkue baba i saj nuk ishte nji peshk por nji krokodill.