Kuptone çfare çmimi ka fitue sot Rita Ora

Kangëtarja shqiptare me famë botnore, Rita Ora, ka marrë çmimin “Renowned Achiever Award” nga revista “Migrant Woman”.

Çmimi “Renowned Achiever Award” jepet për dikë që s’asht linde në Britaninë e Madhe por që ka arrite famë në fushën e vet, asht shembull në vendin e saj të lindjes dhe ka ndikim artistik te të tjerët si qytetar i respektuar britanik.

Çmimin për të e ka pranue ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci i cili edhe e ka publikue këtë lajm.

Isha i nderuar që mu ofrua mundësia ta pranoj çmimin “Renowned Achiever Award” në emër të superyllit Rita Ora, e cila nuk mund të ishte vetë e pranishme, e ndarë nga revista e njohur “Migrant Woman”, gjatë konferencës së saj vjetore në Londër. Çmimi prestigjioz ishte votuar me shumicë dërmuese nga publiku, në mesin e konkurrenteve të tjera të shquara si Amal Alamuddin”, ka njoftuar ambasadori përmes Facebook.

Rita Ora u lind në Kosovë ndërsa ka arrite famë në Britani të Madhe dhe në botë.

Rita ka frymëzuar aq shumë të rinj, ka prekur aq shumë zemra dhe ka ndryshuar aq shumë jetëra. Prandaj edhe krenohemi të gjithë me të”, tha ai.