Kur luaneshat grumbullohen për gjumin e drekës

Nji tufë luaneshash u fotografuen në momentin kur po baheshin gati për me fjet në degët e nji peme të madhe.

Gjithsesi, ndërkohë që luaneshat po baheshin gati për me fjet, të vegjlit e kishin mendjen për me luejt.

Kjo pamje asht e çuditshme mbasi luanat nuk flejnë napër pemë zakonisht, por grupi i fotografuem asht i famshëm në Tanzani për ngjitje napër pemë.

Fotografitë janë ba nga Gina Owen, me origjinë nga Britania, por tani jeton në Zanzibar.