Kur pesha s’ka lidhje me dashninë. Këto foto po thejnë kufijtë (+18)

Nji çift të rijshë të cilët kanë preferue me mbetë anonim, kanë realizue nji set fotografik që në vetëm pak orë mbas publikimit online, asht ba viral.

Në foto shihet nji vajzë mbi peshë e cila qëndron gjysë e zhveshun mbi të dashtunin e saj.

Këto foto nuk u realizuen rastësisht, por me nji ide të qartë nga çifti britanik.

Ata donin me dhanë nji mesazh dashnie dhe të ndjemit rehat me veten, tue lanë mënjanë çdo paragjykim për pamjen e jashtme.

Mbas shpërndamjes së shumtë që pamjet morën në internet, vajza shprehet:

“Unë ndihem ma shumë se kurrë tërheqëse dhe rehat me trupin tim. Kur i bana në fillim fotot, nuk e dija rezultatin, por tash që i shikoj jam shumë e kënaqun”.

 

Shperndaje në: