Kur “Photoshop” të ban me dy kambë të djathta

Viktima e radhës e përpunimeve të fotografive me “Photoshop” asht kangëtarja, Ally Brooke.

Anëtarja e grupit të famshëm amerikan “Fifth Harmony” në nji foto të publikueme në kopertinën e numrit të fundit të revistës “Billboard”, shihet se ka dy kambë të djathta.

22-vjeçarja shihet të jetë ulun me kambët e saj të kryqëzueme në momentin që asht tue pozue së bashku me anëtaret e tjerat të grupit.

Edhe këngëtarja, Victoria Beckham, ka qenë viktimë e “Photoshop”-it. Në nji foto të publikuem nga revista “Vogue China”, lexuesve u ka ra n’sy kamba e saj e djathtë, e cila doket e shkëputun nga trupi.