Kur shqiptaret i hypen anijes me ike: Ekspozite per Egzodin 1991

Nji ekspozitë fotografike, 25 vjet mbas egsodit të parë që ndodhi në portin e Durrësit, asht hape sot në galerinë Nikolet Vasia të qytetit. Ekspozita “Porti i Durrësit, 25 vjet mbas egzodit” ka mbledhe drejtues të autoritetit portual, agjencisë telegrafike shqiptare dhe bashkisë.

217312

Nji prej personave, protagonist i egsodit, ka qenë edhe kapiteni i anijes Vlora. Halim Milaqi tregon se në egzodin e dytë, ate të Gushtit 1991, anija që ai drejtonte u mbush pertej kapaciteteve me rreth 20 mijë njerëz dhe me shumë mundime arriti n’Itali.

“Unë edhe sot që e kujtoj ,rrënqethem, patëm shumë probleme dhe kanë qenë në bord rreth 20 mijë veta. Përfundoi uji i pijshëm, anija ishte me motor të hapun për riparim që nga ekuipazhi anijes e sidomos nga sektori i makinerisë asht ba e pamunduna që të riparohet ose të vihet motorri në eficencë për me shku drejt portit Italian,” kujton Halim Aliqi.

217314

Astrit Tahiri ka qenë në atë kohë telekronist i televizionit shqiptar. Ai tregon për herë të parë nji detaj interesant, qysh nji natë ma heret autoritetet e kohës i thirrën bashkë me korrespodentin e ATSH per me i parapregadite për ate që ka me ndodhe  të nesërmen.

“Nji natë ma heret, para se me ndodhe egzodi, na thërrasin në mënyrë të papritun n’orën 11 të natës, mu që isha korrespondent i TV dhe korrespondentin e ATSH në komitetin e partisë që ne të pregaditeshim per çkado qe do të ndodhte nesër, domethane ishte nji skenë e pregaditun ma heret nga udhëheqja e naltë e shtetit, në bindjen time, dhe të nesërmen ndodhi egzodi”, kallxon  ai.