Kur zhveshet i tanë qyteti për nji fotograf

Me mija burra e gra u zhveshën në sheshin Bolivar të kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota, për projektin e fundit artistik të Spencer Tunick. Nji nga pjesëmarreset, Ivonne Morales e konsideronte këtë nji mundësi të rrallë për me u ba pjesë e diçkaje vërtet unike.

“Kjo performancë më tërhoqi shumë, sepse asht nji nga ato gjanat e çmenduna që njeriu i ban vetëm nji herë në jetë. Asht diçka ndryshe, diçka e bukur. Aktivitetet e Spencer Tunick për mue janë të mbushuna me art e argëtim njikohësisht”, tha Ivonne Morales, pjesëmarrëse.

Tunick ka fitue famë në tanë botën për fotografitë e turmave masive të njerëzve të zhveshun, të cilat i realizon në pjesë të ndryshme të globit. Ai vet shpjegon se çfarë e josh te nudizmi.

“Trupi për mue përfaqëson dëlirësinë e harmoninë dhe nji nocion pozitiv për jetën. Vendosja e tij në nji hapsine qeveritare dhe tradite, thjesht e ndriçon tanë vendin”.