Kush e detyroi Eric Clapton me lanë gitaren!

Eric Clapton, kangëtari dhe kitaristi i famshëm, asht diagnostikue me neuropati, nji sëmundje që i ka shkaktue probleme në sistemin nervor.

Edhe pse nuk mundet me luejtë mirë në gitarë, Clapton ka deklarue se asht i knaqun që asht ende gjallë, mbasi në rini ka abuzue së tepërmi me drogën dhe alkoolin.

“Kam pasë shumë dhimbje kohët e fundit. Gjithçka ka nis me nji dhimbje në fundshpinë”, ka thanë Clapton.