Kush ka me qenë James Bond’i i ardhshëm?

Aktori britanik Daniel Craig ka deklarue se nuk ka me luejt ma rolin e “agjentit 007” në dy pjesët e tij të ardhshme. Ai ka fitue rreth 35 milionë paund për rolet e tij të kalueme, por asnji shumë e pareve nuk ja ndryshoi mendjen aktorit për me marrë pjesë në pjesët e ardhshme të James Bond.

Studio e regjistrimit MGM i ka ofrue aktorit nji shumë prej 68 milion paund nëse ai rikthehet për këtë rol, por mesa doket Daniel’it i kanë ardhë në maje t’hundës filmat me skena të rrezikshme aksioni, të cilat i kanë shkaktue nji lëndim në kambë.

Ai ka qenë në këtë rol që nga viti 2005, tue mbledhë nji shumë të madhe t’pareve për “Box Office Revenue”, dhe për kompaninë, ikja e Craig asht nji humbje e madhe.

Mbas ikjes së tij, rolin e agjentit ma të famshëm në botë ka me marrë Tom Hiddleston, për nji çmim ende të padeklaruem.