Kush po hetohet për vdekjen e Prince n’Amerikë!

Vdekja e kangëtarit Prince, asht në pikun e hetimeve dhe deri më tash autoritetet amerikane kanë në shënjestër dy mjekë, raporton revista TMZ.

Simbas saj, nën hetime asht doktori Michael Schulenberg dhe specialisti Howard Kornfeld.

Këta të fundit po hetohen nga policia për me zbulue nëse përshkrimet e ilaçeve që i kishin dhanë Prince, e tejkalojnë sasinë legale.

Tre agjenci amerikane po merren me këtë hetim të thellë, FBI, DEA dhe Carver County District Attorney’s Office.

Pak ditë ma parë, TMZ kishte raportue se, Prince ishte në rrezik për vdekje edhe gjashtë ditë para se përfundimisht të ndërronte jetë.

Po ashtu asht raportue se Schulenberg ishte në shtëpinë e Prince, natën që ai kishte vdek në shtëpinë e tij në Pisley Park.