Ky asht Barron’i, djali i Donald Trump, qe qysh ruhet! (foto)

Presidenti i zgjedhun në SHBA, Donald Trump, ju asht kundërpërgjigj pretendimeve të kampit të rivales Hillary Clinton për rinumërim votash, tue thanë se ai kishte me fitue edhe votën popullore po të mos ishte për miliona njerëz që kanë votue në mënyrë të paligjshme.

Mediat thonë se pretendimet e tij janë të nxeta, kurse Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk ka asnji provë që i mbështet deklaratat e Trump.

Trump fitoi votën e kolegjeve, por nuk fitoi votën popullore.

E para se me u votue, ka pasë pretendime se këto zgjedhje munden me u manipulue.

Ma së shumti asht folë për mundësinë që hacker’at me ndërhye në sistemin e votimeve, përcjell mapo.al

 Ndërkohë që ky debat duket vetëm për konsum mediatik, fotot e masipërme kallxojnë se si e ruen Shërbimi Sekret djalin e vogël të Donald Trump.

Barron Trump, 10 vjet, bashkë me nanën e tij gjendej në Florida për me kalue pushimet e Ditës së Falënderimeve.

Nji ekip prej 150 forcash patrullon zonën ku po luente ai.

 

2-trump

 

3-trump

 

4-trump