Ky asht berberi qe ja pren flokët Kadri Veselit!

1-kadria

Nji prej `berberëve`ma të njohun në Prishtinë, Alberti i sallonit “Moda” që punon prej shumë vitesh në këtë profesion të trashëguem nga baba, ka arritë me tërheq me famën e tij edhe të parin e parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Berberi, i cili njihet si person që qethë prej dhetna vitesh qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm.

Alberti tha për Indeksonline se të kesh nji klient si Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, asht nji privilegj për të.

Dyqani i tij ndodhet në lagjen e vjetër të Prishtinës, që quhet Tophane, apo nën hekurudhën.

“Unë punoj në këtë zanat prej vitesh, zanat që kemi trashëgu prej babes. Me dy vllaznit e mi, Armendin dhe Tahirin punojmë së bashku në dy sallone në Prishtinë.

Nga vitet 70’ta, kur asht hap dyqani jonë, në këtë vend kanë pre flokët nji pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës.

Kemi klientë nga ma të ndryshmit, tue fillue nga qytetarët e thjeshtë e deri tek figurat ma të njohuna”, tha Alberti.

Por ai e pranon që prej figurave ma të nalta që prenë flokët te ai, asht Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Nji premje flokësh tek Alberti kushton 2.5 euro.